.RU

kam dhe jam - На основу члана став Закона о основном образовању и васпитању ("Службени гласник ср србије", број...


kam dhe jam. Zgjedhimi infoljeve.

Ndajfolja: kuptimi, përdorimi i saj me folje.

Drejtshqiptimi

Theksimi i fjalisë në të folurit e drejtë (drejtpërdrejtë).

Tërësia shgiptimore: fjalët e fheksuara dhe të potheksuara.

Drejtshkrimi

Ushtrime drejthshkrimore rreth gjinisë, trajtës, numrit dhe lakimit të emrave, mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm.

Ushtrime: zgjedhimi i foljeve me temë në zanore, duke pasur parasysh kryesisht kohët e thjesthta të mënyrës dëftore. Ushtrime lidhur me zgjedhimin e foljeve me temë në bashkëtingëllore në kohët e thjeshta të mënyrës dëftore.

 Ushtrime lidhur me zgjedhimin e foljeve të parregullta dhe të foljeve me ndryshime fonetike.

Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë. Shkrimi i shenjave të pikësimit: dy pikat dhe presja gjatë numërimit të fjalëve dhe të shprehjeve. Shkrimi i shkronjës së madhe në titujt e librave, të gazetave dhe të revistave. Shkrimi i shkurtimeve të tipit: d.m.th., nr., LKJ, TV, BRAJ, KAÇKJ, OPB, OTHPB etj.

LETËRSI (rreth 80 orë)

^ Lektura shkollore

Vendi im i shtrenjtë - Hivzi Sulejmani

Lepuri i kaltër - Dushan Radoviqi

Për gjuhë e shkrim - Esad Mekuli

Përmendorja e një prindi - Ali Podrimja

Obiliqi - Ymer Shkreli

Alarmi në natë - Arsen Dikliq

Luli i vocërr - Migjeni

Me trotinet nëpër botë - Gligor Popovski

Ujku dhe lejleku - Papa Kristo Negovani

Aeroplanët mbi urë - Rrustem Berisha

Motra kërkon vëllezërit (fragment) - Anton Berisha

Pjeshkët - Rifat Kukaj

Partizani në luftë po shkonte - Këngë popullore

Kush punon, gëzon - Nga krijimtaria popullore

Kurora - Ibrahim Kadriu

Në kodrat diellore - Milivoje Romljanoviq

Bora e parë - Vojislav Iliq

Sundimtari i roboteve - Çedo Vukoviq

Ylli i vogël lartë në qiell - Konstandin Kristoforidhi

Dhelpra dhe rrushi - Çajupi

Baresha, gjyshi dhe i dituri (Nga krijimtaria popullore)

Fishkëllima e lokomotivës - Milenko Ratkoviq

Këmbëzbathuri dhe qielli - Branisllav Crnçeviq

Përralla telegrafike - Gustav Krklec

Këngë popullore - sipas zgjedhjes

Princi dhe lypsi (fragment) - Mark Tuen

^ Lektura shtëpiake

Naim Frashëri - Të vegjëlit

Rrahman Dedaj - Medaljoni

Ezopi - Përrallëza

Mato Lovrak - Treni në borëi

Vehbi Kikaj - Shtëpia ime ka sy

Xhani Rodari - Aventurat e Çipolinos

Zgjedhje nga letërsia, gojore e kombeve dhe e kombësive të RSFJ-së (përralla, fabula, tregime, anekdota, gjëegjëza, fjalë të urta; këngë lirike-qesharake, të dokeve dhe nga Lufta Nacionalçlirimtare e RSFJ-së).

Për përpunim të obligueshme janë pesë verpa

Lexim

Leximi me zë dhe në heshtje si hyrje për bisedë rreth tekstit dhe leximi shprehës (ekspresiv). Orientimi dhe motivimi i nxënësve për lexim me detyra të dhëna më parë: zbulimi i karakteristikave të personazheve (veprimet, fjalët, pamja, veçoritë) veprimi, ngjarjet, dukuritë natyrore dhe përshkrimet për t'ui përgjigjur pyetjeve të parashtruara; ritregimi, të vërejturit e figurave gjuhësore-stilistike dhe pasurimi i fjalorit të nxënësve.

Leximi shprehës (ekspresiv) i harmonizuar me llojin dhe natyrën e tekstit (lirik, epik, dramatik). Nxitja e nxënësve për variacionet e ritmit, forcës dhe ngjurës së zërit dhe për pushim logjik gjatë leximit të teksteve të ndryshme. Të mësuarit e nxënësve për leximin e teksteve me cilësi emocionale dhe dramatike.

Leximi në heshtje duke u orientuar dhe me detyra të përcaktuara: kuptimi i shpejtë i përmbajtjes, kërkimi i të dhënave përkatëse mbi personazhin, mbi ndjenjën dhe mënyrën e paraqitjes së tyre.

Recitimi shprehës i tërësive dhe i fragmenteve të mësuara përmendsh poetike dhe prozaike. Improvizimet skenike.

^ Puna në tekst

 Të vërejturit dhe interpretimi i rrjedhës së veprimit, i personazheve kryesore dhe i porosive themelore në veprën letrare. Hulumtimi i hollësive të rëndësishme në përshkrimin e natyrës (zbulimi i bukurive joshëse sensuale: vizuele, akustike, kinetike, taktike, kundërmuese e tjera). Të tregohen pjesët figurative, shprehjet dhe fjalët me anën e të cilave shkaktohen disa mbresa; zbulimi i qëndrimit dhe i marrëdhënieve emocionale të shkrimtarit ndaj dukurive të përshkruara.

Të vërejturit dhe emërimi i tërësive përmbajtësore në tekste të prozës - sajimi i planit. Zbulimi i faktorëve të cilët në situata të ndryshme ndikojnë në veprimet e heronjve kryesorë (rrethanat e jashtme dhe shoqërore, nxitjet e brendshme - ndjenjat, qëllimet, dëshirat). Të vërejturit dhe interpretimi i shprehjeve, i fjalëve dhe i dijalogjeve me të cilat paraqiten veprimet, konfliktet, situatat dramatike dhe shkaqet e tyre, zgjidhjet dhe pasojat.

Nxitja e nxënësve që t'i kuptojnë dhe t'i përvetësojnë nocionet funksionale: rrëfimi, përshkrimi, fantazia, dialogu, personazhi, heroi; kryesorja, jokryesorja; përshtypja, disponimi, interesimi, rrethanat, situatat, manifestimet; nxitja, kushti, krahasimi, vlerësimi, vërtetimi, dëshmia, përfundimi, admirimi, ngazëllimi, dashuria (ndaj, njeriut, atdheut, punës, natyrës); tërheqësia, singqeriteti, objektiviteti, fisnikëria; rrezikimi, mbrojtja (e ambientit jetësor dhe të punës).

Nocionet

Gjatë përpunimit të veprave letrare përvetësohen këto nocione: ritmi (intonacioni, forca, tempoja, pushimi, ngjyra e zërit); poezia patriotike; tema; elementet themelore të gjuhës poetike (karakteri piktoresk) tregimtari, rrëfimi i shkrimtarit, renditja kronologjike e ngjarjeve; peisazhi; cilësitë themelore të përrallëzës, përrallës dhe të stripit.

^ KULTURA E TË SHPREHURIT (65)

Lënda për përpunim duhet të merret nga jeta e përditshme e nxënësve dhe nga ngjarjet në mjedisin e nxënësve, temat për ushtrime të të shprehurit me gojë dhe me shkrim duhet të merren nga LNÇ e kombeve dhe e kombësive tona, nga revolucioni, nga ndërtimi socialist i RSF të Jugosllavisë, nga jeta dhe vepra e shokut Tito, nga vëllazërimi dhe bashkimi i kombeve dhe i kombësive të vendit tonë, nga aktiviteti i vendit tonë në lëvizjen e të painkuadruarve.

^ Të shprehurit me gojë

Rrëfimi mbi përjetimet dhe ngjarjet e ndryshme; të hartuarit e tragimit në bazë të fjalëve të dhëna, tablove, diafilmave, në bazë të filmave dhe në mënyrë të lirë, sipas temës së zgjedhur në mënyrë te pavarur.

Përshkrimi i dukurive të ndërlikuara, i objekteve dhe i qenieve në hapësirë të gjerë, në mjedisin urban dhe në natyrë - në lëvizje dhe në qetësi (duke i theksuar dhe duke i krahasuar hollësitë karakteristike).

Raportimi mbi punën në mësonjëtore, mbi organizatat e pionierëve dhe të fëmijëve, mbi shfaqjet teatrale, filmin, emisionet radiotelevizive për fëmijë; vlerësimin kritik të raporteve; udhëheqjen e mbledhjeve të punës (hapja, shqyrtimi, përfundimi, mbyllja).

Ritregimi: të përmbledhurit dhe zgjerimi i tekstit; ritregimi me përfundim tjetër, duke ia ndërruar vetat gramatikore dhe vendin e veprimit; ritregimi i pjesës më të bukur të tekstit - sipas zgjedhjes së arsimtarit dhe të nxënësve.

Ushtrime lidhur me formimin e fjalëve të përbëera të realizura dhe sendërtimin e sinonimeve (në kuadër të përpunimit të lekturës shkollore dhe të lekturës shtëpiake).

Të vërejturit e funksionit semantik të theksit në fjalëet me përbërje të njëjtë të tingujve, ndësa me theks të ndryshëm.

^ Të shprehurit me shkrim

Kopjimi i fragmenteve me vlera të theksuara stilistike; përshkrimi me ngjyrë emocionale, skena dramatike, portreti i relievit, idetë e bukura.

Diktimet: drejtshkrimore, me paramenim të gabimeve, diktime zgjedhore, diktime të lira, diktime kontrolluese.

Rrëfimi i inspiruar krijues në fillim i dhënë (me fjalë, me të rrëfyerit e fragmentit, filmit, tablos, emisioneva radiotelevizive) ose sipas zgjedhjes së lirë të temës dhe të elementeve.

Përshkrimi, raportimi dhe ritregimi - si në të shprehurit me gojë.

Ushtrime lidhur me teknikëen e shtjellimit të hartimit me shkrim: analiza e temës dhe përcaktimi i pikës gendrore të saj; të vështruarit, të vërejturit dhe zgjedhja e lëndës; renditja e detajeva të zgjedhura; elementet themelore (kryesore) të kompozicionit (hyrja, shtjellimi, përfundimi); shkuarja e hartimit, korrigjimi i hartimit kolektiv dhe individual.

Ushtrime lidhur me formulimin e fjallve të thjeshta, duke theksuar në mënyrë të veçantë vendin dhe rolin e pjesëve kryesore dhe plotësuese të tyre. Të vërejturit e vendit të disa pjesëve të strukturës së fjalisë (nga shembujt e të folurit, nga tekstet e ndryshme dhe nga detyrat e nxënësve).

Ushtrime leksikore (pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me fjalë nga tematika e lëmenjve gë përpunohen).

Të vërejturit e huazimeve dhe të lokalizmave të papërshtatshme në të folur (në fjalorin e disa profesioneve, në shtyp, dhe në emisionet radiotelevizive) dhe zëvendësimi i tyre me fjalë dhe me shprehje të gjuhës bashkëkohore letrare.

Të shkruarit e telegrameve, letrave, lutjeve; plotësimi i mandapostave të ndryshme.

Dhjetë detyra shtëpiake me shkrim dhe analiza e tyre në orët e mësimit.

Katër hartime shkollore me shkrim (një orë për shtjellim, dy orë e mësimit.

Katër hartime shkollore me shkrim (një orë shtjellim, dy orë per korrigjimin e hartimit).

^ KULTURA FILMIKE DHE SKENIKE

Bisedë lidhur me filmat e animuar të shfaqur dhe të shikuar, lidhur me shfaqjet tetrore dhe emisionet televizive për fëmijë: përmbajtja, rrjedha e veprimit, personazhet kryesore dhe episodike. Përvetësimi i nocioneve: pamja skenike, pamja, akti, muzika skenike, sekuenca, kuadri.

Klasa VI
(4 orë në javë, 148 orë në vit)

^ Detyrat operative:

- të zgjerohen njohuritë e nxënësve për fjalinë e përbërë;

- të përvetësohen ndryshimet fonetike, përemrat mbiemërorë dhe format e foljeve sipas kërkesave të programit;

- të njihen nxënësit me format themelore të strukturës të të shprehurit me qojë dhe me shrim;

- të aftësohen nxënësit që t' i vërejnë dhe t'i interpretojnë shkaqet dhe pasojat e lidhjeve si dhe t'i shprehin mendimet dne përfundimet e veta personale gjatë analizës së tekstevo nö situata të ndryshme të të folurit;

- të zhvillohen aftësitë e nxënësve që të vërejnë dhe të interpretojnë emocionet, motivet dhe tablot poetike në tekstin lirik;

- të njihen llojet themelore të artit filmik e skenik.

GJUHË (rreth 43 orë)

Gramatika

Përemrat

Përdorimi dhe llojet e përcaktuara të përemrave.

Përemri veto, kuptimi, vetat, numri, lakimi; trajtat e shkurtëra. Përemri vetvetor.

Përemri dëftor. Kuptimi dhe përdorimi. Përemri pronor. Lakimi i përemrit pronor me emër. Njëjësi i përemrit pronor: veta e parë, veta e dytë, veta e tretë. Lakimi i përemrit pronor pa emër.

Përemri lidhor. Kuptimi, llojet, lakimi.

Përemri i pakufishëm. Kuptimi dhe lakimi i tij. Formimi i disa përemrave të pakufishëm dhe drejtshkrimi i tyre.

^ Folja

Kuptimi, numri dhe vetat e foljes ndihmëse kam dhe jam si të pavarura dhe si ndihmëse; zqjedhimi i tyre, format e shtjelluara të foljes: mënyra dëftore, mënyra lidhore, mënyra habitore, mënyra kushtore, mënyra dëshirore, - kohët e foljes në këto mënyra. Format e pashtjelluara (pjesorja, paskajorja dhe përcjellorja).

Zgjedhimi i foljeve. Diatezat e foljeve (diateza veprore, diateza pësore dhe vetvetore).

Foljet e rrequllta dhe të paregullta. Zqjedhimi i foljeve me zanore dhe me diftonq. Zgjedhimi i foljeve me bashkëtingëtingëllore. Zgjedhimi i foljeve të parregullta. Foljet e llojllojshme. Formimi i foljeve me parashtesa dhe prapashtesa.

Ndajfolja

Përdorimi dhe llojet e ndajfoljeve, Formimi i ndajfoljeve të thjeshta, të prejardhura, të përbëra dhe lokucione. Shkallët e krahasimit të ndajfoljeve.

^ Lidhëza

Përdorimi dhe llojet e lidhëzave. Lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse.

Pasthirrma

Përdorimi dhe llojet e pasthirrmave.

Pjesëza

Përdorimi dhe llojet.

Fjalëformimi: tema dhe mbaresa, tema prodhuese e një fjale të re; llojet e formimit të fjalëve; parashtesat kryesore dhe kuptimi i tyre; prapashtesat kryesore dhe kuptimi i tyre; fjalët e përbëra dhe të përngjitura.

Drejtshqiptimi

T'i kushtohet edhe më tej kujdes shqiptimit të drejtë të tingujve, fjalëve dhe të rrokjeve. Shqiptimi i trajtave foljore.

Drejtshkrimi

Shkrimi i trajtave foljore dhe i lidhëzave.

LETËRSI (rreth 60 orë)

^ Lektura shkollore

Bukuria që vret - Migjeni

Atdheut - Esad Mekuli

Lavërtari - Velko Petroviq

Gjergj Elez Alija - këngë popullore

Emrin e ka dashuri - Ali Podrimja

Jabllani - Petar Koçiqi

Përpara verës - Enver Gjerqeku

Kënga për vendin tim - Jure Kashtellan

Miqësia - Zef Serembe

Malësori i vogël - Sterjo Spasse

Dita e Majit të kuq - Latif Berisha

Vendlindjes - Qerim Ujkani

Në veri (reportazh) - Ramiz Kelmendi

Duart e atdheut - Vesna Parun

Vallja (fragment) - Branko Radiçeviq

Tabakera - Gjorgji Abaxhiev

Halili dhe Hajrija (fragment) - Kolë Jakova

Letra e Vanjkës - Anton Çehov

Dalëngadalë po vjen behari - këngë partizane

A je brymë, moj, a je borë - këngë popullore lirike

O kallinjtë e mi - Aleksa Shantiq

Mysafirët e vegjël - Maksim Gorki

Paraja e fituar me djersë - tregim popullor

Hakmarrja (fragment) - Jusuf Kelmendi

Kristofi dhe pasanikët - Romen Rolan

Kroi i fshatit tim - Lasgush Poradeci

^ Lektura shtëpiake

Adem Gajtani - Lule më lule

Rifat Kukaj - Lepuri me pesë këmbë

Tone Selishkar - Pulëbardha kaltëroshe

Branko Qopiqi - Shqiponjat flutorijnë herët

Rrahman Dedaj - Zogu dhe kulla

Grigor Vitez - Poezi të zgjedhura

Viktor Igo - Kozeta

Pë përpunim të obligueshme janë gjashtë vepra

Lexim

Leximi me zë dhe në heshtje (elementet - si në klasën e pestë).

Recitimi i teksteve të mësuara përmendsh poetike dhe prozaike. Ekzekutimi i recitaleve.

^ Puna në tekst

Interpretimi i kushtëzimit të ngjarjeve dhe të situatave, të ndjenjave, të konflikteve, të veprimeve, të vetive personale dhe të veçorive karakteristike të personazheve - në veprat epike. Të udhëzohen nxënësit që t'i argumentojnë mendimet e veta personale dhe përfundimet rreth hollësive të veprës letrare, por nga aspekti i tërësishëm. Analiza e personazheve sikur në klasën e mëparshme: zbulimi i disa veprimeve negative te personazhet pozitive dhe i veprimeve pozitive te personazhet negative. Të vërehen, të komentohen dhe të vlerësohen situatat dhe veprimet, fjalët dhe veprat, vetitë fizike dhe shpirtërore, dëshirat dhe mundësitë, qëllimet dhe mjetet (harmonizimi i tyre dhe jologjikshmëria).

Të udhëzohen nxënësit që të bëjnë zbulimin e përshkrimit të dyfishtë të realitetit: paraqitja besnike e dukurive (përshkrimi objektiv) dhe lidhja me anën e fantazisë së dukurive me qëndrimin dhe ndjenjat e shkrimtarit (përshkrimi subjektiv). Që nxënësit të udhëzohen edhe më tej që t'i interpretojnë tablotë poetike të shkaktuara nga bukuritë joshëse sensuale (motivet konkrete), si dhe duke medituar dhe me anën e ndjenjave (motivet abstrakte, emocionet, reflektionet).

Zbulimi i ndjenjës kryesore dhe i emocioneve të tjera në poezitë lirike. Të vërejturit e strukturës motivuese të poezisë; mënyra e zhvillimit të motiveve në tablotë poetike dhe bashkimi i tyre funksional.

Zhvallimi i shprehisë që vrojtimet, mbresat dhe përfundimet të vërtetohen me të dhënat e tekstit dhe të realitetit jetësor, që vlerat artistike të hulumtohen nga aspekti problemor. Të jepen detyra përgatitore dhe të udhëzohen nxënësit për punë që ta njohin në mënyrë të pavarur veprën letrare (paraqitja me gojë dhe me shkrim e veprës letrare).

Të nxiten nxënësit që t'i kuptojnë dhe përvetësojnë nocionet funksionale: e përgjitshshmja, realiteti, bojektiviteti, subjektiviteti, e jashtëzakonshmja, dramatike; veprimet krijuese; nuancat, detaji, atmosfera, perspektiva; motivi; lufta e mendimeve, hulumtimi, argumentimi; drejtpërsëdrejti, tërthorazi; malli, parandjenja, dyshimi, habia (shtangimi), ndërgjegjshmëria, maturia, humaniteti, dinjiteti.

Nocionet

Gjatë përpunimit të veprave letrare përvetësohen këto nocione: poezia sociale; ideja (porosia); llojet e strofave dhe të rimave; njësitë kompozicioneale (tabloja poetike dhe elementet e saj); elementet e të shprehurit poetik (hiperbola, kontrasti); karakterizimi psikologjik dhe sociologjiik i personazheve; funksioni i peisazhit; karakteristikat themelore të autobiografisë; aforizmat.

KULTURA E TË SHPREHURIT (rreth 48 orë)

Lënda e të shprehurit me gojë dhe me shkrim duhet të merret nga të vërejturit dhe përjetimet e nxënësve në shkollë dhe jashtë saj, nga tekstet që përpunohen në shkollë, nga shkrimet e ndryshme - nga gazetat, revistat, filmat, emisionet radiotelevizive, nga shfaqjet teatrore për fëmijë, nga solemnitetet, si dhe temat nga LNÇ e kombeve dhe e kombësive të Jugosllavisë, ndërtimi socialist i vendit, nga jeta dhe vepra e shokut Tito, bashkëjetesa e kombeve dhe e kombësive tona, nga aktiviteti i vendit tonë në lëvizjen e të painkuadruarve, si dhe temat nga veprat letrare.

^ Të shprehurit me gojë

Rrëfimi: të vërejturit e elementeve të formës së kompozicionit (hyrja, rrjedha e veprimit, shkallëzimi në radhitjen e motiveve kryesore dhe të dorës së dytë, vendi dhe gjerësia e kuluminacionit gjatë interpretimit, përfundimi). Të vërejturit e karakteristikave të komentimit kronologjik dhe retrospektiv.

Përshkrimi i objekteve dhe i qenieve në lëvizje dhe në qetësi; përshkrimi i dukurive dinamike dhe statike. Në natyrë; të vërejturit e mënyrës së përshkrueshmërisë dhe ndryshimi i tablove statike dhe dinamike si dhe i skenave gjatë përshkrimit dhe rrëfimit; diferencimi i skenave filmike dhe i veprave letrare në statike dhe dinamike. Portretizimi - puna e mëtejshme në analizën e port e teve të suksesshme letrare të personazheve të njohura të përshkruara në literaturën e popullarizuar shkenocore; portretizimi i shokëve dhe i njerëzve të njohur. Përshkrimi i enterierit (pamjes së brendshme) dhe i eksterierit (pamjes së jashtme).

Ritregimi - duke identifikuar heroin kryesor.

Të folurit (monologu dhe dialogu) si lloj i të shprehurit; të vërejturit e funksionit të të folurit të personalitetit (personazhit) në veprën dramatike dhe epike.

Intervista

Raportimi - si në klasën e mëparshme. Udhëheqja e mbledhjes dhe pjesëmarrja në diskutim. Hapja e ekspozitës, përshëndetja e mysafirëve, të uruarit. Fjalim i shkurtër përshëndetës.

Artikulli - interpretimi, rezymeja.

^ Të shprehurit me shkrim

Shkrtuarja e hartimeve narrative (tregimtare) sipas planit të mëparshëm të përcaktuar: hurja, rrjedha kronologjike e veprimit me përpunimin e veçantë të traditave në radhitjen e hollësirave të cilat e përbëjnë rrjedhën e veprimit), përfundimi. Shkruarja e hartimeve narrative me rrjedhë retrospektive të veprimit dhe me kombinim të rrjedhës retrospektive dhe kronologjike të veprimit.

Hartimet deskriptive me shkrim (peisazhi, portreti) me temë mbi mbrojtjen e ambientit jetësor. Shkruarja e hartimit ku është e folmja e personit (monologu dhe dialogu) si dhe ku është prezent mënyra kruyesore dhe eksklusive e të shprehurit.

Hartimet me shkrim mbi ngjarjet dhe përjetimet e imagjinuara me përmbajtje që bashkon rrëfimin, përshkrimin dhe të folmen e personit.

Intervista

Raportimi - fjala hyrëse me rastin e hapjes së mbledhjes, ekspozitës etj. Përshkrim i shkurtër i fjalës përshëndetëse.

Artikulli - razymeja

Ushtrime të mëtejshme në shkrimin e pjesëve të tekstit.

Ushtrime stilistike-sintaksore me renditje të ndryshme, të lokucioneve kryefjalore, kallëzuesore dhe kundrinore dhe pjesët e varura të tyre; të vërejturit e dallimeve të nuancuara të kuptimit.

Të vërejturit e huazimeve dhe të lokalizmave të papërshtatshme dhe zëvendësimi i tyre me shprehje të përshtatshme të gjuhës letrare.

Nxitja e nxënësve për krijime letrare duke i lexuar punimet e zgjedhura të nxënësve dhe duke biseduar për to.

Shkruarja e ditarit, e letrave zyrtare dhe private.

Dhjetë detyra shtëpiake me shkrim dhe analiza e tyre në orët e mësimit.

Katër hartime shkollore me shkrim (një orë për shtjellim, dy orë për korrigjim).

^ KULTURA FILMIKE DHE SKENIKE

Bisedë lidhur me filmat e shikuar, emisionet televizive dhe shfaqjet teatrore. Përvetësimi i nocioneve: llojet s shfaqjeve teatrore për fëmijë, drama radiotelevizive; llojet e filmave sipas temës dhe përmbajtjes.

Klasa VII
(4 orë në javë, 144 orë në vit)

^ Detyrat operative:

- të përvetësohet teknika e leximit të shpejtë në hashtje duke kuptuar tekstin;

- të përvetësohen fjalitë e varura dhe kongruencat;

- të njihen nxënesit me shqyrtimet si formë e të shprehurit me gojë dhe me shkrim;

- të përvetësohen në mënyrë sistematike format e ndryshme të komunikimit me gojë dhe me shkrim;

- pavarësimi i nxënësve në interpretimin e veprave lirike, epike dhe dramatike;

- përvetësimi i nocioneve specifike të artit filmik dhe skenik.

GJUHË (rreth 44 orë)

Gramatika

SINTAKSA

Fjalia

Llojet e fjalive ((dëftore, pyetë, çuditëse).

Togjelëshi. Llojet e lidhjeve të fjalëve në togfjalësh. Llojet e fjalive sipas përbërjes së tyre (e pazgjeruar, e zgjeruar, e përbërë).

Pjesët e fjalisë: kryefjala (kuptimi, ndërtimi), kallëzuesi (kuptimi, llojet e tij, i thjeshtë dhe i përbërë). Të përshtaturit e kryefjalës me kallëzuesin. Kundrinori pa parafjalë. Kundrinori i drejtë (kuptimi, ndërtimi i tij). Kundrinori me parafjalë. Mbiemri: apozicioni (ndajshtimi).

Rrethanori (i vendit, i kohës, i mënyrës, i shkakut, i sasisë).

Përcaktori kallëzuesor.

Fjalia e thjeshtë me një gjymtyrë kryesore, me folje dhe me emër; fjalia e paplotë; rendi i gjymtyrëve në fjalinë dëftore. Ushtrime sintaksore.

Transpozicioni i gjymtyrëve të fjalisë  në fjali dhe anasjelltas.

Gjuhët e kombeve dhe të kombësive të cilat fliten në RSFJ - njohuritë kryesore (ndarja).

Drejtshqiptimi

Ushtrime rreth intonacionit dhe theksimit të drejtë të fjalëve dhe të trajtave të tyre.

Vendi i theksit në gjuhën e sotme letrare.

Drejtshkrimi

Shkrimi i trajtave të foljeve dhe i pjesëve tjera të ligjëratës.

Shkrimi i shkronjës së madhe në emërtimet e sendeve, të ndërtesave, të emrave gjeografikë dhe të trupave qiellorë.

LETËRSI (rreth 55 orë)

^ Lektura shkollore

Vdekja s'është fjalë e fundit - Enver Gjerqeku

Miku im xehtar i vjetër - Rrahman Dedaj

Endërra e jetës (fragment) - Ndre Mjeda

Mbi këngëfarët popullore - Vuk Stefanoviq Karaxhig

Mbrëmja kosovare - Rastko Petroviq

Notturno - August-Tin Ujeviq

Përralla e përgjakshme - Desanka Maksimoviq

Të korrurat - Migjeni

Rrëfimi i njeriut me samar - Ramiz Kelmendi

Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër (fragment) - Çajupi

Gjërat e verdha (fragment) - Fatmir Gjata

Fjalën e hidhur nuk do ta harroj - (tregim popullor)

Ti je yll, ti je dritë - (këngë lirike popullore)

Ditari (fragment) - Ana Frank

Mbrëmja e parë - Vllado Maleski

Fitoni luftën Asim - Petro Marko

Fëmijëria (fragment) - Maksim Gorki

Syrgjyn vdekur - Fan S. Noli

Vocrraku (fragment) - Alfons Dode

Toka e shkretë - Mihajllo Llalliqi

Dëshira e vërtetë e shqiptarit - Naim Frashëri

Perçja e kaltër - Mirosllav Antiq

Balada në gur - Azem Shkreli

Luga - Antonije Isakoviq

^ Lektura shtëpiake

Tajar Hatipi - Rrethimi

Sinan Hasani - Djaloshi me dekoratë

Mishko Kranjec - Millë e vjetër

Dushan Kostiqi - Sutjeska

Sulejman Pitarka - Trimi i mirë me shokë shumë

Ymer Shkreli - Poezi të zgjedhura

Daniel Defo - Robinshon Kruzo

Për përpunim të obligueshme janë gjashtë vepra

Lexim

Harmonizimi i leximit shprehës me natyrën e tekstit. Studimi i mëtejshëm i teksteve të përpunuara dhe të papërpunuara për hir të leximit shprehës (kushtëzimi i ritmit dhe i tempos, fuqia dhe ngjura e zërit, pushimi, theksimi i fjalëve). Recitimi i llojeve të ndryshme të teksteve të mësuara përmendsh në prozë dhe poezi. Leximi dhe interpretimi sipas roleve. Të ushtruarit e leximit në heshtje me precizimin e detyprave të mëparshme të parashtruara (hulumtimi, krahasimi, dokumentimi, zgjedhja e shembujve, shkruarja e përkujutuesit, përgatitja për analizë).

^ Puna në tekst

Të aftësohen nxënësit që t'i qasen në mënyrë të pavarur tekstit letrar: hulumtimi i vlerave të përcaktuara nga aspekti i problemit të vërejtur, argumentimi i mbresave dhe i pohimeve, të vrojtimeve dhe të përfundimeve me anën e të dhënave të tekstit.

Përpunimi i veprave epike: të vërehen lidhjet shkaktore dhe rrjedhimore të motiveve poetike dhe funksionet e tyre (kushtëzimi logjik dhe estetik i çdo hollësie). Të vërehen veçoritë e fabulës (rrjedha e qetë dhe dinamike e veprimit) dhe të kompozicionit (hyrja, thurja, kulminacioni, shthurja - pa përkufizime teorike-letrare). Të udhëzohen nxënësit që t'i analizojnë në mënyrë të plotë personazhet (dialogu, monologu i brendshëm, veçoritë karakteristike, veprimet), tematikën (lënda tematike, tema kreyesore, temat tjera), idetë dhe përshkrimet (gjendja psikologjike, situatat dramatike, atmosfera, peisazhi). Të njihen nxënësit me rrethanat historiko-shoqërore të veprës artistike dhe me marrëdhëniet e shkrimtarit ndaj realitetit shoqëror.

Përpunimi i veprave lirike: të udhëzohen nxënësit në analizën e motiveve (marrëdhëniet e ndërsjella dhe ndërlidhshmëria, bashkimi i tablove poetike). Të vërehen kushtëzimet e ndërsjella të ndjenjave të poetit, tablotë poetike si dhe stili dhe gjuha poetike.

^ Përpunimi i veprave dramatike:

Të udhëzohen nxënësit në analizën e veçorive qenësore (dialogu, monologu, veprimi dramatik, personazhet); ngjashmëritë dhe ndryshimet ndaj veprave lirike dhe epike. Arti teatrot si iluzion i realitetit në paraqitjen skenike të situatave të ndryshme jetësore (njësimi i vendit, i kohës dhe i veprimit).

Të nxiten nxënësit që t'i kuptojnë dhe t'i përvetësojnë nocionet funksionale: sociale, socialiste, morali, e moralshme, psikologjike, relative, me shumë kuptime, skenike, dekorative, estetike, elegjike; aluzioni (parandjenja), të magjepsurit, indiferenca, depresioni, ndjellja, zamërgjerësia; vlerësimi, analiza, sinteza.

Nocionet

Gjatë përpunimit të veprave letrare përvetësohen këto nocione: elementet e shprehjes poetike (simboli, metafora, alegoria); poezia e dashurisë dhe elegija, llojet kryesore të lirikës, format lirike (soneti), lirika popullore dhe artistike; renditja retrospektive e ngjarjeve, episodi, monologu i brendshëm, karakterizimi ideor e psikologjik i personazheve; mjetet shprehëse të veprës epike (humori, satira, ironia); llojet kreyesore dhe tipet e romaneve - veçoritë kryesore; drama, komedia.

KULTURA E TË SHPREHURIT (rreth 45 orë)

Për usuhtrime të të shprehurit me gojë dhe me shkrim duhet të merren temat nga LNÇ e kombeve dhe e kombësive të Jugosllavisë, ndërtimi socialist i vendit, nga jeta dhe vepra e shokut Tito, bashkëjetesa e kombeve dhe e kombësive tona, nga aktiviteti i vendit tonë në lëvizjen e të painkuadruarve, si dhe temat nga vepra letrare.

^ Të shprehurit me gojë

Diskutim rreth librit të lexuar, shfaqjes teatrore, filmit, emisioneve radiotelevizive, tablove, skulpturave, koncerteve; përcaktimi i temës dhe i idesë, veçoritë e personazheve dhe të veprave; diskutim rreth dukurive dhe ngjarjeve të rëndësishme në bashkësinë e ngushtë dhe të gjerë shoqërore.

Rrëfimi mbi ngjarjen reale ose të imagjinuar në të cilën marrin pjesë më së paku dy personazhe (me përdorimin e dialogut dhe pa dialog - të folurit e drejtë dhe të zhdrejtë); të ushtruarit e dialogut (orientimi tematik, dinamika, përshtatja e karakterit). Analiza e fragmenteve të zgjedhura tregimtare në të cilat mbizotëron e folmja e personazhit pë hir të ushtrimit të dialogut; ripunimi i fragmentit të analizuar dhe shndërrimi i të folurit të drejtë në të foluritet e zhdrejtë (tërthortë).

Raportimi me elementet e reportazhit.

Intervista.

Paraqitja.

^ Të shprehurit me shkrim

Rrëfimi i ngjarjes reale ose të imagjinuar me përdorimin e dialogut në mënyra të ndryshme.

Diskutim rreth problemeve të rëndësishme dhe aktuale nga vepra letrare, filmi, shfaqjet teatrore, emisionet radiotelevizive, shkrimet në shtypin e përditshëm dhe të rinisë, nga ekspozitat dhe koncertet.

Të aftësohen nxënësit që t'i paraqesin me shkrim veprat letrare dhe personazhet.

Analiza gjuhësore stilistike e përshkrimeve të zgjedhura të natyrës.

Intervista.

Raportimi me elementet e reportazhit.

Të vërejturit e ndryshimit në mes të disa stileve; analiza e mostrave të shkrura me stil të ndryshëm.

Të shkruarit e ditarit. Letra private dhe zyrtare; korrespondenca (letërkëmbimi) ndërshkollor. Lutja, ankesa, urimi telegrafik dhe mandapostat.

Ushtrime sintaksore-stilistike dhe ushtrime leksikore.

Nxitja e nxënësve për krijim të pavarur letrar (leximi i punimeve të zgjedhura, bisedë lidhur me to).

Dhjetë detyra shtëpiake me shkrim dhe analiza e tyre në orët e mësimit.

Katër hartime shkollore me shkrim (1-2 orë për shtjellim 2 orë për korrigjim).

^ KULTURA FILMIKE DHE SKENIKE

Bisedë lidhur me filmat, shfaqjet teatrore dhe emisionet radiotelevizive. Të vërejturit dhe të kuptuarit e veçorive të artit filmik dhe skenik. Përvetësimi i nocioneve: skenografia, ndriçimi, efektet akustike; këndi i xhirimit, kombinimi; skenari, libri i xhirimit; filmi mësimor dhe propagandistik.

Klasa VIII
(4 orë në javë, 136 orë në vit)

^ Detyrat operative:

- të përsoset teknika e leximit të shpejtë në heshtje duke kuptuar tekstin;

- të njihen karakteristikat kryesore të gjuhës dhe të pozitës shoqërore të kombeve dhe të kombësive të RSFJ-së;

- të përvetësohen rregullat kryesore dhe normat e gjuhës letrare;

- formimi i kritereve të shëndosha të nxënësve për zgjedhje, analizë dhe vlerësim të pavarur të veprave letrare që janë të përshtatshme për moshën e tyre;

- të njihen nxënësit me teknikën e shkruarjes së referateve;

- të përvetësohet shqyrtimi si formë e të shprehurit me gojë dhe me shkrim;

- sistematizimi i lëndës nga të gjitha fushat tematike programore.

GJUHË (rreth 40 orë)


harakteristiki-samofokusirovki-ultrakorotkogo-lazernogo-izlucheniya-v-turbulentnoj-atmosfere.html
harakteristiki-stilej-rukovodstva-uchebno-metodicheskij-kompleks-dlya-zaochnogo-obucheniya-kemerovo-2005.html
harakteristiki-tovara-postavku-knizhnoj-produkcii-dlya-nuzhd-gou-vpo-ineka.html
harakteristiki-vneshnej-sredi-vnutrennyaya-sreda-organizacii-59-voprosi-75-glava-4-vneshnyaya-sreda-v-biznese-77.html
harakteristikipsihicheskogo-regulirovaniya-l-m-vekker-psihika-irealnost.html
harakternie-cherti-klassicheskih-stilej-rukovodstva-uchebnoe-posobie-tambov-2002-avtori-i-sostaviteli-uchebnogo-posobiya.html
  • uchitel.bystrickaya.ru/rasskazi-iz-pravogo-botinka-sbornik-stranica-4.html
  • control.bystrickaya.ru/doktor-tehnicheskih-nauk-professor-savolkov-i-p-volkov-zam-glavnogo-redaktora.html
  • turn.bystrickaya.ru/podrazdel-9-gornokapitalnie-gornopodgotovitelnie-nareznie-normi-tehnologicheskogo-proektirovaniya-gornodobivayushih.html
  • spur.bystrickaya.ru/laboratornaya-rabota-metodi-kriptografii-generaciya-psevdobeskonechnih-klyuchej-na-osnove-datchikov-psevdosluchajnih-chisel.html
  • gramota.bystrickaya.ru/zadachi-privlech-interes-uchashihsya-roditelej-obshestvennosti-k-sluzhbe-shkolnih-inspektorov-pokazat-primer-dostojnogo-sluzheniya-rodine-na-primere-sluzhbi-majora-milicii-tormozovoj-marianni-nikolaevni.html
  • grade.bystrickaya.ru/metodicheskie-ukazaniya-k-vipolneniyu-kursovih-proektov-krasnoyarsk-2010.html
  • shpargalka.bystrickaya.ru/uroki-19-26-stranica-2.html
  • textbook.bystrickaya.ru/itogi-rajonnogo-literaturnogo-konkursa-puteshestvuem-po-marshrutu-dobrih-chuvstv-postupkov-del-i-otnoshenij.html
  • uchenik.bystrickaya.ru/kompleks-programm-prednaznachennij-dlya-upravleniya-kompyuterom-i-osushestvlyayushij-dialog-s-polzovatelem-eto-a-drajveri.html
  • literature.bystrickaya.ru/chastnoe-uchrezhdenie-obrazovaniya-minskij-institut-upravleniya-kulturno-dosugovaya-deyatelnost-v-uchrezhdeniyah-obrazovaniya.html
  • shkola.bystrickaya.ru/oao-avisma.html
  • learn.bystrickaya.ru/glava-6-slastenin-v-a-i-dr-pedagogika-ucheb-posobie-dlya-stud-vissh-ped-ucheb-zavedenij-v-a-slastenin-i.html
  • college.bystrickaya.ru/-prilozhenie-11-k-zayavke-protokol-zasedaniya-konkursnoj-komissii-po-vskritiyu-postupivshih-konkursnih-zayavok.html
  • crib.bystrickaya.ru/ionno-obmennie-reakcii-mezhdu-ionami.html
  • textbook.bystrickaya.ru/informacionnie-tehnologii-valyutnogo-otdela-kommercheskogo-banka.html
  • laboratornaya.bystrickaya.ru/programma-praktiki-studenta-4-go-kursa-pediatricheskogo-fakulteta-po-hirurgii-pomoshnik-vracha.html
  • thesis.bystrickaya.ru/prikaz-ot-24-avgusta-2007-g-n-74n-ob-utverzhdenii-ukazanij-o-poryadke-primeneniya-byudzhetnoj-klassifikacii-rossijskoj-federacii-stranica-12.html
  • prepodavatel.bystrickaya.ru/transportnoe-strahovanie-sudov.html
  • institut.bystrickaya.ru/substance-abuse-essay-research-paper-substance-abuseintroductiondirectly.html
  • doklad.bystrickaya.ru/vi-epopeyata-okolo-blgarskiya-gerb438-sdrzhanie-predgovor.html
  • predmet.bystrickaya.ru/slovo-12-o-drugom-starce-prepodobnij-isaak-sirin.html
  • otsenki.bystrickaya.ru/samie-populyarnie-istoricheskie-i-gastronomicheskie-regioni-stranica-4.html
  • znanie.bystrickaya.ru/8-finansovo-hozyajstvennaya-deyatelnost-universiteta-usta-vgosudarstvennogo-obrazovatelnogo-uchrezhdeniya-visshego.html
  • reading.bystrickaya.ru/metodicheskie-rekomendacii-yaroslavl-2005-udk-338-24-338-26-338-27-pechataetsya-po-resheniyu-bbk-65-05-p30-redakcionno-izdatelskogo.html
  • ucheba.bystrickaya.ru/primeri-aperiodicheskih-zvenev-a-s-pontryagin-princip-maksimuma.html
  • control.bystrickaya.ru/direktiva-soveta-ot-28-yanvarya-1991-g-po-usloviyam-zdorovya-zhivotnih-reguliruyushih-torgovlyu-ovcami-i-kozami-vnutri-soobshestva-stranica-9.html
  • crib.bystrickaya.ru/ispitatelnaya-brigada-v-eksperimentalnoj-aviacii.html
  • holiday.bystrickaya.ru/missiya-strategicheskaya-cel-i-osnovnie-zadachi-programma-sozdaniya-i-razvitiya-fiziko-tehnologicheskogo-instituta.html
  • institute.bystrickaya.ru/golovne-upravlnnya-yustic-u-doneckj-oblast.html
  • textbook.bystrickaya.ru/gyugo-v-sobranie-sochinenij-v-15-t-stranica-5.html
  • grade.bystrickaya.ru/metodicheskie-ukazaniya-k-izucheniyu-disciplini-i-vipolneniyu-kontrolnoj-raboti-dlya-studentov-zaochnoj-formi-obucheniya-specialnosti-080103-nacionalnaya-ekonomika-080111-marketing-stranica-17.html
  • bukva.bystrickaya.ru/priemi-bezopasnogo-programmirovaniya-veb-prilozhenij-na-php.html
  • education.bystrickaya.ru/300-letiyu-obrazovaniya-moskovskoj-gubernii-posvyashaetsya.html
  • ucheba.bystrickaya.ru/prilozhenie-2-k-instrukcii-mps-rossii-ot-20-dekabrya-1999-g-csh-720-nastoyashaya-instrukciya-ustanavlivaet-osnovnie.html
  • institute.bystrickaya.ru/glava-2-stilevaya-opredelennost-zhivopisnoj-kartini-fgou-vpo-sibirskij-federalnij-universitet-institut-gumanitarnih.html
  • © bystrickaya.ru
    Мобильный рефератник - для мобильных людей.